VIDEO/ Si asnjëherë më parë, Vinicius ndryshon tërësisht pamjen dhe bëhet gati për sezonin e ri me Realin
Brazili zhgënjeu në Kupën e Botës pasi u eliminua në raundin e 1/16-ave nga Norvegjia. Vinicius ishte një nga më të mirët te “Seleçao”, por kontributi i tij nuk mjaftoi dhe tani po shijon pushimet para se t’i bashkohet skuadrës së Real Madridit.
Gjatë pushimeve të tij, braziliani u pa në shfaqjen e Bad Bunny në Milano, Itali, megjithëse para kësaj, ai ka marrë vëmendjen me pamjen e re që habiti miliona ndjekësit e tij në mediat sociale.
Siç shihet në mediat sociale, Vinicius ka vendosur të ndryshojë rrënjësisht pamjen e tij, duke mbajtur një mjekër ndryshe. Edhe me flokët e tij të sapo prerë, braziliani shfaqet me një mjekër të kuruar mirë dhe modelin karakteristik të flokëve të futbollistit, vepër e stilistit Salah Eddine Rhnim, i njohur më mirë si ‘Scarfade’, i cili jeton në Milano.
Ky ndryshim pamjeje i ka bërë shumë fansa të tij ta krahasojnë atë me personazhe të tjerë të famshëm si Jason Derulo. Të tjerë i kanë shkruar drejtpërdrejt për të këmbëngulur, “Mbaje atë mjekër, të lutem”, ose për ta ndryshuar fare emrin e tij: “Tani ai është Vini Sr.”
PANORAMASPORT.AL













