ÇIKLIZËM/ U aksidentua gjatë garës, ndërron jetë medalisti olimpik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2026 | 12:04

ÇIKLIZËM/ U aksidentua gjatë garës, ndërron jetë medalisti olimpik

Ish-medalisti olimpik japonez, Toshiaki Fushimi, ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare pas një aksidenti të rëndë gjatë një gare në Matsusaka.4Ngjarja ndodhi në xhiron e fundit, kur dy çiklistë përpara tij u rrëzuan. Në përpjekje për t’i shmangur, Fushimi humbi kontrollin dhe u përplas me barrierën e jashtme të pistës. Ai u dërgua menjëherë në spital, por ndërroi jetë të nesërmen si pasojë e një dëmtimi në palcën kurrizore.

Fushimi ishte një nga figurat më të njohura të keirin japonez (çiklizëm në pistë). Gjatë karrierës së tij, të nisur në vitin 1995, ai arriti 619 fitore në 2.423 gara, fitoi dy herë “Keirin Grand Prix” dhe pesë tituj G1.

Në Lojërat Olimpike të Athinës 2004 ai fitoi medaljen e argjendtë në sprintin ekipor. Fitoren e fundit e regjistroi vetëm tri ditë para aksidentit fatal, në të njëjtën pistë ku humbi jetën.

PANORAMASPORT.AL