Vlahoviç i bie ziles së Juves, ideja e fundit është sulmuesi brazilian
Dihet që është një temë që ndan edhe tifozët bardhezinj dhe e di gjithashtu se lojtari nuk ka qenë kurrë kandidat për çmimin Nobel të simpatisë, por e di edhe që dyert e Continassës nuk janë të mbyllura dhe se një rikthim i këtij bashkëpunimi do t’u leverdiste të gjithëve.

Në fund të fundit, këshilla për të “i rënë ziles” i ka ardhur nga trajneri Spaleti, kështu që Dushan, çfarë po pret? Pas muajsh përplasjesh të forta dhe prishjes së marrëdhënieve, tani që situata është më e qartë dhe ndoshta edhe më e qetë (Karnevali e njeh mirë artin e diplomacisë), mund të ketë një zgjidhje. Është mjaft e qartë që askush nuk është vendosur në radhë për ta marrë Vlahoviçin dhe askush nuk do t’i japë pagën që ai shpresonte. Lojtari po paguan për disa vite me shumë ulje-ngritje dhe për dëmtimin e fundit që e mbajti jashtë për një kohë të gjatë. Po paguan edhe për një rreth menaxhimi tepër të kushtueshëm. Dhe atëherë?
Juventusi nuk mund të ngrejë telefonin, kjo është e dukshme. Por një telefonatë nga Vlahoviçi nuk do të shihej si një dorëzim. Bëhet fjalë për të rifi lluar një bisedë që mund të jetë pozitive për të gjithë. Juve ka thënë jo për një pagë prej 8 milionë eurosh dhe me të drejtë ka refuzuar edhe të gjitha përfi timet për babain e tij dhe të tjerë. Nuk mund të riblinte një lojtar të paguar 80 milionë euro katër vite më parë. Por sot, nëse dëshirohet, mund të gjenden zgjidhje të ndryshme për të njëjtin objektiv. Ndoshta përmes bonuseve. Vlahoviçi ka qenë gjithmonë një lojtar i fortë, me karakter të madh. Duhet të kuptojë se në moshën 26-vjeçare është momenti për të rihyrë në lojë dhe për të rilançuar karrierën.
Spaleti, është trajneri i duhur për ta nxjerrë në maksimum, sulmuesit e tij qendrorë kanë qenë gjithmonë protagonistë. Do të shohim. Por kjo histori që pret një fund tregon vështirësitë e Vlahoviçit, por edhe ato të Juves, e cila po has probleme për të blerë lojtarët që dëshiron. Juve dhe vështirësitë e merkatos Pas pesë vitesh katastrofash ekonomike dhe sportive, me më shumë se një miliard euro rritje kapitali, Karnevali është thirrur për një rindërtim që kalon edhe përmes rregullimit fi nanciar. Historia e Kolo Muani është bërë e sikletshme, i kërkuar sikur të ishte një fenomen. Gjithçka varet nga një diferencë prej rreth dhjetë milionë eurosh. Në këtë pikë është më i mundshëm ardhja e Pelegrinos nga Parma, por edhe ky operacion varet nga largimi i Niko Gonzalez drejt Madridit. Juventusi do të donte të paguante me të njëjtën shumë që do të vinte nga Spanja.
Negociatat po rafi nohen. Ideja e fundit, megjithatë, është braziliani Riçarlison i Totenhemit, pas disa sezonesh të vështira. Dyshimet nuk mungojnë. Do të ketë operacione të tjera, nevojitet patjetër një portier, por edhe një qendërmbrojtës dhe një mesfushor (nëse Spalletti nuk arrin të ringjallë Dagllas Luiz). Por burimet fi nanciare janë të kufi zuara. Trajneri ka të drejtë, kjo Juve nuk është skuadër për titull. Do të shohim në fund të merkatos, por diferenca me Interin dhe Napolin është e dukshme dhe do të duhet kohë për ta zvogëluar. Interi mendon për Romeron Edhe Interi, megjithatë, ekonomikisht po has vështirësi, siç tregojnë ngjarjet e fundit. Për krahun e djathtë po merret kohë. Zgjidhja Spence është shumë e kushtueshme, ndërsa Botërori ka rritur kërkesat e Totenhamit. 30 milionët e parashikuara tashmë nuk mjaftojnë.
Prandaj Interi po mendon për një zgjedhje tjetër: të investojë gjithçka te një qendërmbrojtës i nivelit shumë të lartë, i quajtur Romero. Kampion bote, mbrojtës i jashtëzakonshëm dhe lojtar që e njeh tashmë kampionatin italian. 50 milionët e autorizuara nga “Oaktree” për Palestrën po drejtohen drejt argjentinasit dhe Totenhami është gati të negociojë. Për mbrojtësin e krahut pritet një zgjidhje ose një ide e re. Ndërkohë, në pritje të largimeve (si Fratezi) për të rikuperuar fonde, Auzilio vazhdon ta mbajë të ngrohtë pistën Xhons, me të cilin Interi ka tashmë një marrëveshje. Por është Liverpuli që për momentin nuk dorëzohet. Milani duhet të shesë Pas fi shekzjarreve të merkatos (100 milionë euro për Ramos dhe Gila), tani Milani duhet të bëjë operacione shitjesh për të rikuperuar. Dhe problemi i madh është Leao. Të gjithë presin fundin e merkatos, por oferta nuk ka. Kuqezinjtë e vlerësojnë lojtarin 60 milionë euro dhe nuk pranohen humbje fi nanciare. Por shitja e tij nuk do të jetë e lehtë. Deklaratat e lojtarit dhe dëshira e tij për t’u larguar, e shprehur disa herë publikisht, e kanë vendosur Milanin në një situatë të vështirë. Por në listën e largimeve janë edhe Loftus-Çik dhe Fofana, i vlerësuar 25 milionë euro.
Roma kërkon Samërvill, Napoli kërkon një mbrojtës Roma po përpiqet të kënaqë Gasperinin pas largimit të Çelikut, por edhe Uest Hem nuk dorëzohet. Për Samërvill, anësorin që u rrit shumë gjatë Botërorit, çmimi nuk zbret nën 50 milionë euro. Kjo do të jetë java vendimtare. Napoli nuk donte të bënte lëvizje duke pritur punën e Allegrit, i cili duhet të vendosë cilët lojtarë (nga shumë të tillë) do të nxirren në merkato. Por dëmtimi i Bonxhornos, i radhës, ka sjellë një vendim, duhet patjetër një qendërmbrojtës dhe duhet shpejt. Mana po punon për një huazim. Ka trokitur te Çelsi, por për momentin anglezët nuk duan të heqin dorë nga francezi Badiashile, 25 vjeç. Kjo do të jetë tema e ditëve të ardhshme, në pritje të Lukakut dhe De Bryjn, vendimi për të ardhmen e tyre do të jetë më i vështiri i javëve të ardhshme.
PANORAMASPORT.AL













