Arkëtimet në Turin e Francës 2026, skuadra UAE dominon klasifikimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2026 | 15:40

Arkëtimet në Turin e Francës 2026, skuadra UAE dominon klasifikimin

Dominimi i skuadrës së Emirateve të Bashkuara Arabe në Turin e Francës nuk kufizohet vetëm në rrugë. Epërsia e UAE reflektohet edhe në renditjen e shpërblimeve financiare, ku ajo mban vendin e parë me një diferencë të thellë ndaj rivalëve. fgEkipi i udhëhequr nga Tadej Pogaçar ka grumbulluar 124.530 euro, më shumë se dyfishin e shumës së fituar nga ndjekësi më i afërt. Vetëm ekipi UAE ka përfituar 20,5% të 606.000 eurove të shpërndara deri më tani nga organizatorët.

Avantazhi ndaj Lidl-Trek, që renditet i dyti me 58.400 euro, është plot 66.130 euro. Një diferencë që pasqyron performancën kolektive të skuadrës, e cila ka ditur të kapitalizojë fitoret në etapa, pozicionet e larta dhe praninë e vazhdueshme në klasifikimet e ndryshme. Në vendin e tretë renditet Soudal Quick-Step me 43.890 euro, kryesisht falë tri fitoreve në sprint të Tim Merlier, përpara se belgu të detyrohej të tërhiqej nga gara. Decathlon CMA CGM mban vendin e katërt me 41.560 euro, ndërsa Visma-Lease a Bike plotëson pesëshen e parë me 37.050 euro.

Skuadra e Jonas Vingegaard vazhdon të mbetet mes ekipeve kryesore, pavarësisht goditjes së rëndë që pësoi pas rrëzimit dhe tërheqjes së çiklistit danez. Në vendin e gjashtë renditet Alpecin-Premier Tech me 34.100 euro, i ndjekur nga Red BullBora-Hansgrohe, që ka grumbulluar 32.020 euro pasi shtoi të ardhurat falë fitores së Remco Evenepoel në etapën që përfundoi në Plateau de Solaison. Edhe Uno-X Mobility ka kaluar pragun e 30.000 eurove, duke u pozicionuar në vendin e tetë.

Në fund të renditjes gjendet Picnic PostNL me 5.270 euro, pak pas Groupama-FDJ me 5.420 euro dhe Tudor me 5.560 euro. Java e fundit e garës mund të ndryshojë ndjeshëm shpërndarjen e shpërblimeve, por UAE ka krijuar tashmë një epërsi financiare po aq bindëse sa ajo që Tadej Pogaçar mban ndaj rivalëve të tij në renditjen e përgjithshme.

01

PANORAMASPORT.AL