ZYRTARE/ “Tradhtoi” Shqipërinë për Greqinë, sulmuesi Durmishaj transferohet te skuadra serbe
Sulmuesi Fiorin Durmishaj, bëri bujë disa vite më parë, teksa vendosi të refuzonte të vishte fanellën e Shqipërisë, duke vendosur të përfaqësonte Greqinë. Karriera e tij, në dukje premtuese, mori një rënie të lirë, pas këtij vendimi, teksa së fundmi, 29-vjeçari është transferuar te skuadra serbe e Çukariçkit, duke u bërë kështu ndër të paktët futbollistë me origjinë shqiptare që luan në kampionatin serb.

Gjatë karrierës së tij Durmishaj ka qenë pjesë e skuadrave të rëndësishme greke si Olimpiakos, Aris, Panionios, OFI i Kretës, teksa sezonin e kaluar ishte pjesë e Iraklis.

Ai gjithashtu ka luajtur edhe në kampionatin qipriot dhe atë belg, teksa numëron 9 ndeshje me Kombëtaren U21 të Shqipërisë si dhe 1 gol të shënuar.
PANORAMASPORT.AL













