FOTO/ Mia Khalifa i falet golit të Ferran Torresit, fiton bastin marramendës pasi Spanja shpallet kampione e Botës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2026 | 15:20

FOTO/ Mia Khalifa i falet golit të Ferran Torresit, fiton bastin marramendës pasi Spanja shpallet kampione e Botës

Ish-ylli i filmave për të rritur, Mia Khalifa, ka arkëtuar plot 1.65 milionë dollarë pasi Spanja mposhti Argjentinën në finalen e Kupës së Botës. Natyrisht, për të fituar kaq shumë, duhej edhe të rrezikonte shumë.0512

Mia publikoi në “Instagram” disa foto nga finalja e zhvilluar në Nju Xhersi, ku tregoi edhe shumën marramendëse që fitoi nga basti.

“Besova dhe fitova shumë. Jam krenare për vendin tim, Spanjën (edhe pse nuk kam asnjë pikë gjaku spanjoll)”, shkroi ajo me humor në përshkrimin e postimit.

Në foton e dytë të publikimit shihet kuponi i bastit, ku ish-aktorja kishte vendosur plot 1 milion dollarë për triumfin e Spanjës, me koeficient 1.65. Spanja fitoi 1-0 pas kohës shtesë, ndërsa goli vendimtar u shënua nga Ferran Torres, duke i siguruar iberikëve trofeun dhe Khalifës një fitore financiare prej 1.65 milionë dollarësh.


View this post on Instagram

A post shared by Mia K. (@miakhalifa)

SnapInsta.to_752881279_18453175108088229_1720919571878770984_n_240 SnapInsta.to_753550644_18453175090088229_7243796365524115776_n_240 SnapInsta.to_752642802_18453174937088229_5304444128408067239_n_240 SnapInsta.to_752761623_18453174841088229_5864435169577949937_n_240 SnapInsta.to_752150934_18453174814088229_8509086920526408801_n_240 SnapInsta.to_752583898_18453174763088229_9180414630289843116_n_240 SnapInsta.to_753205422_18453174721088229_3129061717652286664_n_240 SnapInsta.to_753231567_18453174652088229_8306959512770742907_n_240

Mesa duket, Mia ishte e vendosur të ishte kundër Argjentinës gjatë gjithë turneut. E lindur në Liban, ajo kishte publikuar më herët një video ku deklaronte se do të mbështeste Francën ose Spanjën në gjysmëfinale. pra, cilëndo skuadër që do të përballej me Lionel Mesin dhe shokët e tij.

“Ta dini që isha gati të bëja tifo kundër Argjentinës, pavarësisht se kush do të luante përballë saj”, kishte shkruar ajo. Sot, në moshën 33-vjeçare, Mia Khalifa vazhdon të jetë aktive në platformën “OnlyFans”, ndërsa karriera e saj në industrinë e filmave për të rritur zgjati vetëm tre muaj në vitin 2014. Një periudhë e shkurtër, por intensive dhe e mjaftueshme që Mia Khalifa të shkruante historinë e filmave për të rritur si një prej aktoreve më të preferuara në mbarë botën.

PANORAMASPORT.AL