Incidentet pas finales së Botërorit, FIFA nis hetimin për lojtarët e Argjentinës. Çfarë rrezikojnë ata
Leandro Paredes nuk u ndëshkua me karton të kuq pas fishkëllimës së fundit të finales Spanjë-Argjentinë, edhe pse ky ishte lajmi që u raportua nga mediat e huaja. FIFA ka sqaruar se informacioni fillestar ishte rezultat i një gabimi në sistemin e përdorur për t’u dhënë të dhëna komentatorëve.
Konfuzioni lindi sepse mesfushori argjentinas ishte raportuar gabimisht se i ishte dhënë një karton i kuq, vetëm për t’u korrigjuar më vonë. Vetë FIFA konfirmoi se nuk u mor asnjë masë isiplinore në fushë kundër argjentinasit.
Ky vendim, megjithatë, vazhdon të jetë i diskutueshëm, duke pasur parasysh se pas fishkëllimës së fundit, Paredes u përfshi në dy incidente të dhunshme: së pari, ai goditi Erik Garsian, pastaj sulmoi Gavin, duke e goditur me krahun e djathtë dhe duke e shtyrë përtokë. Këto incidente ndodhën në sytë e një ndihmës-arbitri, i cili u përpoq pa sukses t’i ndante lojtarët, por nuk arriti ta njoftonte drejtorin e ndeshjes Slavko Vinçiç për një karton të kuq.
FIFA ka hapur procedura disiplinore për incidentet që ndodhën pas finales. Përveç Paredes, janë të përfshirë edhe Nahuel Molina, Tiago Almada dhe Roberto Ajala, një anëtar i stafit të Argjentinës. Hetimi mund të çojë në pezullime edhe më pas, nëse zbulohet sjellje e dhunshme ose josportive.
PANORAMASPORT.AL













