ZYRTARE/ Tirana prezanton tre futbollistë që i bashkohen ekipit të parë
Tirana është bërë e pandalshme dhe me përforcimet e bëra gjatë kësaj merkato synon titullin kampion.
Së fundmi bardheblutë kanë njoftuar se tre talentë të akademisë do të jenë pjesë e ekipit të parë. Bëhet fjalë për dy mesfushorë, Mateo Maçi dhe Aimar Bami, ndërsa tjetri është qendërmbrojtësi Leon Misja. Një mundësi shumë e mirë për tre të rinjtë që synojnë të bëhen futbollistë të mëdhenj.
NJOFTIMI I PLOTË
Tre talente të Akademisë bëhen pjesë e ekipit të parë të KF Tiranës
KF Tirana ka kënaqësinë të prezantojë tre futbollistë të dalë nga Akademia bardheblu, të cilët i bashkohen ekipit të parë për sezonin e ri.
Mateo Maçi – 17 vjeç, Mesfushor
Aimar Bami – 18 vjeç, Mesfushor qendre
Leon Misja – 18 vjeç, Qendërmbrojtës
Ky moment përfaqëson filozofinë e klubit: të identifikojë, zhvillojë dhe promovojë talentet e veta. Akademia e KF Tiranës vazhdon të ndërtojë një urë të fortë drejt ekipit të parë, duke u dhënë lojtarëve të rinj kohën, besimin dhe mundësinë për të hedhur hapin drejt futbollit profesionist.
Suksese Mateo, Aimar dhe Leon! Mirë se vini në ekipin e parë të KF Tiranës.
#kftiranaacademy #akademiakftirana
PANORAMASPORT.AL













