Rikthehet Toma, kryeqytetasit e Partizanit marrin edhe dy lojtarë
Partizani ka nisur përgatitjet për sezonin e ri futbollistik dhe nga dita e djeshme, të kuqtë do të qëndrojnë në Pogradec deri në fundin e muajit ku po zhvillojnë fazën përgatitore.

Për këtë, trajneri ka bërë një listë të zgjeruar ku është detyruar që të marrë edhe disa lojtarë nga akademia për shkak të mungesave, largimeve dhe pritjes së afrimeve të reja. Kupat e Europës, kanë “cunguar” disi Partizanin me Isgandarlin që u largua menjëherë pas fundit të kontratës për të firmosur te Malisheva, apo edhe Fadairo dhe Toma që u huazuan përkatësisht te Dinamo dhe Vllaznia.
Ky i fundit, luajti ndaj Malishevës në Ligën e Konferencës dhe ka përfunduar angazhimin e tij me shkodranët duke u rikthyer në skuadër, edhe pse në miqësoren me Besën mungoi pasi drejtuesit i kishin dhënë disa ditë pushim. Sakaq, Fadairo do të vijojë me Dinamon edhe për disa javë pasi kryeqytetasit po vijojnë rrugëtimin e tyre në Europë dhe pritet që Fadairo të qëndrojë deri në fund, nëse gjatë rrugë nuk ndodh diçka tjetër jashtë parashikimit.
AFRIMET E REJA- Në miqësoren e luajtur në Luz ndaj Besës së Kavajës, u vunë re dy afrime të reja në skuadër. Ersi Kapo që sezonin e fundit ka luajtur me verdhezinjtë, ishte titullar në këtë takim me fnaellën e Partizanit dhe pritet të jetë lojtar i të kuqve. 22-vjeçari do të tentojë një hap më të madh në karrierë, ashtu si edhe Endri Çelaj.
Ish-sulmuesi i të kuqve, u larguar 2 vit më parë nga Partizani U21 për te Bylisi para se të shkonte në Rumani te Metaloglobus. Tashmë, 22- vjeçari rikthehet sërish në shtëpi dhe duhet të bindë drejtuesit se është rritur për të qenë pjesë e skuadrës.
PANORAMASPORT.AL













