ZYRTARE/ Tirana “blindon” mbrojtjen, 25-vjeçari kroat prezantohet te bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2026 | 17:38

ZYRTARE/ Tirana “blindon” mbrojtjen, 25-vjeçari kroat prezantohet te bardheblutë

Tirana “blindon” mbrojtjen. Patrik Staniç është përforcimi i radhës te bardheblutë e kryeqytetasit. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, bëhet me dije se 25-vjeçari është pjesë e familjes bardheblu.

nk-sb-hsk-zrinjski-mostar-patrick-stanic-810x541

25-vjeçari luan si qendërmbrojtës. Para se t’i bashkohej Tiranës, Staniç ishte pjesë e NK Shiroki Brijeg, ndërsa më herët ka luajtur edhe për NK Zrinski Osjeçko 1664, NK Osijek II dhe HNK Cibalia.

Gjatë karrierës së tij Staniç është aktivizuar 112 ndeshje në futbollin kroat dhe 50 në elitën e futbollit boshnjak. Një afrim ky që pritet të rritë ndjeshëm cilësinë në repartin difensiv të kryeqytasve.

PANORAMASPORT.AL