Postuar: Korrik 21, 2026 | 18:31
ZYRTARE/ Merr formë Skënderbeu i Ahmatajt, korçarë zyrtarizojnë përforcimin e radhës
Xhemil Jahiji është zyrtarisht futbollisti më i ri i bardhekuqve të Skënderbeut.

Mesfushori 23-vjeçar nga Shkupi i bashkohet skuadrës korçare pas eksperiencës së fundit në Kroaci me NK Croatia Zmijavci.
Më herët ai ka qenë pjesë e Arsimit, Voska Sport dhe Shkëndijës në Maqedoninë e Veriut, duke fituar eksperiencë të vlefshme në futbollin rajonal. Jahiji pritet të shtojë cilësi dhe energji në repartin e mesfushës korçare për sezonin e ri.
NJOFTIMI I KLUBIT:
Xhemil Jahiji zyrtarisht bardhekuq.
Mesfushori 23 vjeçar shkupjan së fundmi ka luajtur në Kroaci me ekipin NK Croatia Zmijavci, teksa më parë ka qenë pjesë e Arsimit, Voska Sport dhe Shkëndija në Maqedoninë e Veriut.
PANORAMASPORT.AL













