Statistikat interesante/ Askush nuk kalon 20 golat, 41.4% e Superiores me lojtarë të huaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2026 | 20:17

Statistikat interesante/ Askush nuk kalon 20 golat, 41.4% e Superiores me lojtarë të huaj

Një fakt interesant është se prej sezonit 2020/2021, asnjë futbollist nuk ka arritur të shënojë 20 gola ose më shumë në një edicion të Kategorisë Superiore. Rekordi i kësaj periudhe mbetet 19 gola, i vendosur nga Saliou Guindo dhe Taulant Seferi në sezonin 2021/2022.

superiore-1

Në tre sezonet e fundit, Bekim Balaj ka qenë golashënuesi më i mirë i kampionatit, por maksimumi i tij ka qenë 17 gola, ndërsa në sezonin e fundit u mjaftua me 14 realizime.

superiore

Kategoria Superiore përfshin 10 klube profesioniste futbolli që garojnë në elitën e futbollit shqiptar. Liga ka një moshë mesatare të lojtarëve prej 24.6 vjeç dhe përbëhet nga 41.4% lojtarë të huaj. Elbasani ka normën më të lartë të shënimit në kampionat me 1.4 gola për ndeshje, ndërsa Vllaznia ka mbrojtjen më të fortë, duke pësuar vetëm 0.8 gola për ndeshje.

PANORAMASPORT.AL