Sllovenët e Aluminjit nuk dinë të shënojnë, trajneri: Kemi nevojë për cilësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2026 | 20:37

Sllovenët e Aluminjit nuk dinë të shënojnë, trajneri: Kemi nevojë për cilësi

Rivali i Dinamos në turin e dytë të Ligës së Konferencës, Aluminij, nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim pa gola ndaj Mariborit në javën e parë të kampionatit slloven. Skuadra e drejtuar nga Jura Arsiç u ndal në shifrat 0-0 në fushën e saj, duke konfi rmuar se problemi më i madh vazhdon të mbetet sulmi. Forma e Aluminij në ndeshjet e fundit zyrtare është një tregues i qartë i vështirësive në repartin ofensiv.

JURA

Në tri takimet e fundit skuadra nuk ka arritur të shënojë asnjë gol, ndërsa ka pësuar vetëm një. Fillimisht barazoi 0-0 në transfertë ndaj Sherif Tiraspolit në ndeshjen e parë të Ligës së Europës, më pas u mposht minimalisht 0-1 në shtëpi, duke u eliminuar nga kompeticioni, ndërsa të dielën regjistroi një tjetër 0-0, kësaj radhe ndaj Mariborit në kampionat. Nëse mbrojtja ka dhënë garanci, sulmi vazhdon të jetë “thembra e Akilit” e skuadrës sllovene.

Këtë e pranoi edhe vetë trajneri Jura Arsiç pas përfundimit të ndeshjes me Mariborin. “Në këto tri ndeshje kemi treguar forcën tonë. Janë detajet ato që na ndajnë nga fi toret. Jemi një skuadër solide dhe pësojmë pak gola. Në dy ndeshjet europiane dhe ndaj një skuadre cilësore si Maribori kemi pësuar vetëm një gol në total, dhe kjo më mbush me optimizëm. Megjithatë, kemi nevojë për më shumë gjerësi dhe cilësi në sulm, si edhe për më shumë punë në stërvitje.

Jemi në rrugën e duhur”, deklaroi tekniku i Aluminij. Pikërisht mungesa e efi kasitetit para portës është shqetësimi kryesor i rivalit të Dinamos vetëm pak ditë përpara përballjes europiane. Edhe pse Aluminij ka treguar se është një skuadër e organizuar dhe e vështirë për t’u mposhtur, fakti që nuk ka shënuar asnjë gol në tri ndeshjet e fundit zyrtare tregon se blutë do të përballen me një ekip që mbrohet mirë, por që aktualisht po vuan ndjeshëm në fazën e finalizimit.

Nga ana tjetër, 4 golat e shënuar në transfertë dhe rastet e shumta të krijuara në dy takimet e Europës, janë një sinjal pozitiv për Dinamon.

PANORAMASPORT.AL