VIDEO/ Kundërshtarët e mundshëm të Egnatias në arenën europiane, Ararat shtang me 2 gola Shamrokun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2026 | 19:58

VIDEO/ Kundërshtarët e mundshëm të Egnatias në arenën europiane, Ararat shtang me 2 gola Shamrokun

Egnatia e Rrogozhinës, ka shansin ideal këtë sezon, për të synuar grupet e një nga 3 kompeticioneve europiane. Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede, do të përballet në raundin e dytë të Champions-it, ndaj sllovenëve të Celjes. Në rast triumfi rrogozhinasit i pret fituesja e çiftit Ararat-Shamrok.

ARARAT

Dueli i parë u zhvilluar ditën e sotme, ku ishin armenët e Ararat, që triumfuan me rezultatin 2 me 0. Një rezultat surprizë ky, duke qenë se në letër favoritë ishin irlandezët e Shamrok.

Në rast se Egnatia, dështon ndaj Celjas, kalon në raundin e tretë të Ligës së Europës, ku do të përballet me humbësin e çiftit Ararat-Shamrok.

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL