VIDEO/ Dy gola në shtesë, Drita lë të hapur kualifikimin për në… Prishtinë
Drita e Gjilanit, nuk shkoi më shumë se barazimi 1 me 1 në duelin ndaj maltezëve të Florianës, duel ky i vlefshëm për raundin e dytë të Ligës së Konferencës, që le gjithçka të hapur në përballjen e kthimit që do të luhet pas një jave në “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Interesant është fakti se të dyja golat u shënuan në shtesë. Fillimisht ishte ish-lojtari i Skënderbeut, Liridon Balaj, i cili në minutën e 90+7, shënoi për 0 me 1. Ndërkohë që vendasit barazuan në minutën 90+12 me Drinan. Vlen të theksohet se si Balaj ashtu edhe Drina, u aktivizuan të dy nga stoli.
FT: FLORIANA-DRITA 1-1
Drina 90+12′ / Balaj 90+7′
GOLI I DRINAS: VIDEO
GOLI I LIRIDON BALAJT: VIDEO
RASTI I ARTË I KRASNIQIT: VIDEO
SITUATË KOMIKE, NË STADIUM IKIN DRITAT, NDESHJA NDËRPRITET PËR DISA MINUTA SFIDA: VIDEO
RASTI I ARTË I JASHARIT: VIDEO
Dominim i Dritës në pjesën e parë, plot 4 gjuajtje në kuadrat nga kampionët e Kosovës, ndërkohë që Abazaj dhe Besnik Krasniqi u ndëshkuan me kartonë të verdhë në minutat 20 dhe 34.
FORMACIONET ZYRTARE:

PANORAMASPORT.AL













