Stiven Shpendi ndez merkaton, tre klube pas futbollistit shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2026 | 21:19

Stiven Shpendi ndez merkaton, tre klube pas futbollistit shqiptar

Stiven Shpendi pritet të jetë një nga emrat më të përfolur në ditët e ardhshme të merkatos italiane. Sulmuesi shqiptar i Empolit vazhdon të ndiqet nga disa klube, ndërsa Kaljari shihet aktualisht si skuadra që mund të bëjë lëvizjen e parë konkrete për transferimin e tij. Deri në këtë moment, sipas mediave italiane, Empoli ka marrë vetëm një ofertë zyrtare, atë të Padovës, me vlerë 4.5 milionë euro.

stiven shpendi

Negociatat nuk u mbyllën me sukses, pasi nuk u arrit marrëveshja mes palëve, por kjo shifër mbetet pika e referimit për çdo klub që dëshiron të transferojë sulmuesin. Sipas raportimeve të mediave italiane, Kaljari ka zhvilluar tashmë kontakte paraprake me Empolin për të kuptuar kushtet e një marrëveshjeje dhe nuk përjashtohet mundësia që në orët ose ditët e ardhshme të paraqesë ofertën e parë zyrtare.

Klubi sard synon të përforcojë repartin ofensiv dhe Shpendi konsiderohet një nga alternativat kryesore. Në favor të Kaljarit është edhe prania e drejtorit sportiv Pietro Akardi, i cili ishte pikërisht drejtuesi që e transferoi Shpendin nga Ccezena te Empoli. Kjo njohje e mëparshme mund të lehtësojë kontaktet mes palëve, megjithëse gjithçka do të varet nga oferta ekonomike. Në garë mbetet edhe Frosinone, që prej javësh ndjek situatën e sulmuesit shqiptar.

Klubi italian ka kërkuar informacion dhe, pasi ka përfunduar disa operacione të tjera në merkato, mund të përqendrohet tashmë te Shpendi. Nga ana tjetër, Palermo vazhdon të mbetet një opsion, por sipas raportimeve destinacioni siccilian nuk është ndër më të preferuarit për lojtarin. Objektivi i tij është të ketë vazhdimësi dhe një rol të rëndësishëm në skuadrën e re, me Serinë A që mbetet prioritet nëse krijohen kushtet e duhura.

Aktualisht Shpendi po zhvillon një program të diferencuar stërvitor te Empoli. Situata nuk lidhet me merkaton, por me menaxhimin fi zik të lojtarit dhe nuk konsiderohet sinjal i një largimi të menjëhershëm. Ndërkohë, gazetari Xhiankarlo Kornakia, në një intervistë për “Radio Onda Sarda”, komentoi interesimin e Kaljarit për sulmuesin shqiptar. “Stiven Shpendi është në listën e Pietro Accardit dhe vlerësohet rreth 6 milionë euro, megjithëse praktikisht nuk ka luajtur në Serinë A.

Një transferim i tij do të ishte një investim i rëndësishëm dhe mendoj se është një operacion i vështirë për t’u realizuar”, tha ai. Java që sapo ka nisur pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e sulmuesit shqiptar, me Kaljarin që duket i gatshëm ta kthejë interesimin në një ofertë konkrete, ndërsa Frosinone mbetet alternativa tjetër më serioze në garë.

PANORAMASPORT.AL