Tirana do sulmuesin 900 mijë eurosh, flet menaxheri: Ja si qëndron e vërteta
Tirana ka shfaqur interes për Drilon Hazrollajn, sulmuesin kosovar që mund të largohet nga Rapid Bukureshti vetëm një vit pas transferimit të tij të bujshëm.

22-vjeçarin u afrua në verën e vitit 2025 për shumën e 900 mijë eurove nga FC Malisheva. Transferimi u konsiderua një tjetër goditje nga tregu kosovar, pas suksesit që Rapid kishte pasur më herët me lojtarë si Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi. Megjithatë, aventura e Hazrollajt i nuk ka shkuar sipas pritshmërive.
“ProSport” të martën njoftoi se problemi kryesor që nuk po finalizohet transferimi te Tirana është paga e lojtarit, duke pretenduar se talenti i Kosovës po kërkon rreth 9 mijë euro në muaj, vlerë që klubi shqiptar nuk është në gjendje të paguajë.
Megjithatë, menaxheri i lojtarit, Telaku për “Telegrafin” ka bërë të qartë se lojtari ende nuk ka vendosur për lëvizjen e radhës.
“Jo, marrëveshja ende nuk ka dështuar. Jemi në negociata. Klubet faktikisht janë pajtuar, por ne kemi edhe disa alternativa tjera që po i shohim”, konfirmoi ai.
PANORAMASPORT.AL













