VIDEO/ Piloti i avionit iu ngrin zemrat pasagjerëve, shikoni momentin emocionues kur njofton se Spanja fitoi Kupën e Botës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2026 | 9:53

VIDEO/ Piloti i avionit iu ngrin zemrat pasagjerëve, shikoni momentin emocionues kur njofton se Spanja fitoi Kupën e Botës

Spanja fitoi Kupën e Botës 2026 duke mposhtur Argjentinën me golin e Ferran Torresit në shtesë. Mijëra tifozë e morën lajmin në disa mënyrë, nga stadiumi, shtëpitë e tyre, sheshe, por edhe në avion.MixCollage-22-Jul-2026-09-48-AM-5975Një video është bërë virale në rrjet, kur piloti i një avioni njofton se ata që kanë një fanellë të Spanjës me vetëm një yll do të duhet të blejnë një tjetër. Pasagjerët menjëherë e kuptojnë dhe shpërthejnë në festë.

Piloti thotë: “Ky është kapiteni juaj që po ju informon se për fat të keq…”

Pastaj ai ndalet për efekt dramatik, duke shkaktuar një kor rënkimesh nga pasagjerët dhe ekuipazhi.

Kapiteni vazhdon: “…ata prej jush që kanë një fanellë të Spanjës me vetëm një yll do të duhet të blejnë një tjetër.”

Duke vepruar kështu, piloti konfirmoi se La Roja ishte kurorëzuar kampione bote për herë të dytë në historinë e saj.

Pasagjerët, shumë prej të cilëve kishin veshur tashmë uniformën e tyre, mund të dëgjohen duke brohoritur: “Kampionë, Kampionë”.

PANORAMASPORT.AL