BOKS/ Xhoshua favorit absolut kundër Kristian Prengës, koeficientët flasin qartë
Dueli i shumëpritur për shqiptarët mes Antoni Xhoshuas dhe Kristian Prengës po afron, me dy boksierët e peshave të rënda që do të matin forcat në ring këtë të shtunë më 25 korrik në Xhedah të Arabisë Saudite.

Kjo përballje po tërheq vëmendje të madhe të tifozëve të boksit, ndërsa koeficientët e basteve tregojnë qartë se britaniku hyn në ring si favorit i padiskutueshëm. Me një kuotë prej 1.025 për fitoren, Xhoshua konsiderohet nga kompanitë ndërkombëtare të basteve si boksieri me shumë gjasa për të triumfuar, me suksesin që përkthehet si formalitet për të.
Nga ana tjetër, fitorja e Kristian Prengës kuotohet me koeficient që varion nga 11.00 deri në 17.00, duke e vendosur në rolin e sfiduesit. Këto kuota nënkuptojnë se një triumf i Prengës do të konsiderohej një nga surprizat më të mëdha në botën e boksit. Edhe koeficientët për mënyrën e përfundimit të ndeshjes favorizojnë fuqishëm Xhoshuan.
Fitorja e britanikut me KO apo DSQ (skualifikim) kuotohet me vetëm 1.11, duke reflektuar besimin se ai mund ta mbyllë sfidën përpara përfundimit të të gjitha raundeve. Një tjetër kuotë interesante është fitorja e Xhoshua në Raundin 1 ose U-20 VAJZA 2, e cila ofrohet me koeficient 2.25. Kjo tregon se analistët presin një nisje shumë agresive nga ish-kampioni i botës dhe një mundësi reale që dueli të përfundojë shpejt.
Gjithashtu, koeficienti 2.00 është edhe për opsionin që ndeshja të zgjasë më pak se 2.5 raunde mbështet pritshmëritë për një përballje të shkurtër dhe spektakolare, ku fuqia goditëse e Xhoshua mund të bëjë diferencën që në minutat e para. Megjithatë, në sportin e boksit surprizat nuk përjashtohen kurrë. Kristian Prenga do të synojë të sfidojë parashikimet dhe të shfrytëzojë çdo mundësi për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.
Për bastvënësit, kjo sfidë ofron disa alternativa interesante, veçanërisht në kuotat e kohëzgjatjes së ndeshjes dhe mënyrës së fitores. Gjithsesi, bazuar në koeficientët aktualë, Antoni Xhoshua mbetet favoriti absolut për të dalë fitues nga kjo përballje. Xhoshua rikthehet në ring me synimin për të hedhur një hap vendimtar drejt një supersfide britanike me Tajson Furin. Megjithatë, fillimisht ish-kampioni i peshave të rënda duhet të kalojë pengesën Kristian Prenga.
PANORAMASPORT.AL













