ZYRTARE/ Tirana e frikshme, prezanton edhe futbollistin që luan me kombëtaren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2026 | 11:08

ZYRTARE/ Tirana e frikshme, prezanton edhe futbollistin që luan me kombëtaren

Tirana ka prezantuar mbrojtësin Bojan Ilievski i cili luan për kombëtaren e Maqedonisë së Veriut. Ai mund të mbulojë disa pozicione në repartin difensiv dhe është gati për rrugëtimin e tij me bardheblutë në Superiore.154Pas një viti, ku bardheblutë mbetën jashtë objektivave dhe kupave të Europës, klubi ka vendosur të ndryshojë kurs dhe të ndërtojë një skuadër që mund të rikthehet në garën për trofe. Tashmë, pas përfundimit të merkatos, sfida kryesore për stafin teknik do të jetë harmonizimi i grupit dhe krijimi i automatizmave.

Njoftimi i plotë

Mirë se vjen, Bojan Ilievski!

KF Tirana ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e Bojan Ilievskit.

Mbrojtësi 26-vjeçar nga Maqedonia e Veriut i bashkohet bardhebluve, duke sjellë me vete eksperiencë nga elita e futbollit maqedonas dhe paraqitje me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut. I aftë të luajë në disa pozicione të repartit defensiv, ai vjen për të forcuar prapavijën e ekipit.

Mirë se erdhe në familjen bardheblu, Bojan! Të urojmë shumë suksese me fanellën e KF Tiranës!


View this post on Instagram

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

PANORAMASPORT.AL