VIDEO/ Futet në histori si trajner kampion me Spanjën, 65-vjeçari shfaqet në formë fantastike duke bërë… palestër
Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente i cili tashmë është futur në histori pasi fitoi Euro 2024 dhe Kupën e Botës 2026, shfaq edhe njëherë pasionin e tij për palestrën.
Edhe pse 65-vjeç, trupi i tij duket në formë mbresëlënëse. Së fundmi një video e tij është bërë virale në rrjet, teksa ai ngre një pajisje prej 16 kilesh dhe shfaqet tërësisht rehat.
“Për mua, është një moment relaksues, është një orë kur mendoj vetëm për gjërat e mia, për veten time, ndonjëherë mendoj për punën dhe herë të tjera nuk mendoj për asgjë. Punë, punë dhe punë. Ji i disiplinuar. Unë gjithmonë flas për vlerat, disiplinën dhe aftësinë për të bërë një përpjekje dhe për të duruar vuajtjet. Kjo është dieta ime. Për mua, sporti është një mënyrë jetese, përtej të dukurit më mirë ose më keq. Jam rritur në këtë mënyrë, kam praktikuar sport që kur mbaj mend dhe tani e di që nuk mund të jetoja pa sport,” shpjegoi ai në Informe Plus de Movistar.
🎬 𝗪𝗔𝗧𝗖𝗛: Spain manager and now World Champion Luis De La Fuente (65) putting in the work at the gym 😳🏋️
He’s not just brains but also MUSCLE 🧠💪 pic.twitter.com/1vBJJiSO9r
— HOOLIGAN SOCCER (@hooligan_soc) July 21, 2026
PANORAMASPORT.AL













