Miku i ngushtë i Mesit, De Pol reagon pas humbjes së dhimbshme: Kundër Argjentinës pati komplot
Pak më shumë se 24 orë nga humbja e Kombëtares së Argjentinës në finalen e Kupës së Botës ndaj Spanjës, Rodrigo De Pol bëri një postim në llogarinë e tij në Instagram duke synuar të gjithë njerëzit që po prisnin me padurim rënien skuadrës argjentinase.

“Sot shoh se sa njerëz po e prisnin këtë, duke instaluar gjatë Kupës së Botës komplote të pabaza për të qetësuar dhimbjen e të tjerëve që nuk ishin në gjendje të jetonin atë që jetonin të gjithë argjentinasit, sepse buzëqeshjet tona shqetësojnë, sepse mënyrat tona i prishin ata. Por kjo vetëm riafirmoi se pasioni dhe dashuria për fanellën tonë mund të kapërcejë gjithçka”.
Ky fragment tregon qartë një pjesë të madhe të shtypit ndërkombëtar, por edhe lojtarë dhe ish-lojtarë të ekipeve të tjera kombëtare, të cilët gjatë gjithë Kupës së Botës ata akuzuan “albiçelestet” se përfi tonin nga arbitrimi si dhe mënyra e përjetimit të futbollit nga publiku argjentinas. Nga ana tjetër, ai ndau pikëllimin e tij që nuk mundi të ngrinte Botërorin e dytë radhazi me fanellën e Albiceleste.
“Dhimbja më e madhe është sepse ne nuk mund ta sillnim përsëri Kupën e Botës në vendin tone. Do të më lëndojë për një kohë të gjatë mos fitimi i titullit, por sot më shumë se kurrë jam krenar që jam argjentinas”, përfundonte mesazhi i De Pol.
PANORAMASPORT.AL













