Trajneri Dede para ndeshjes së Egnatias: Jemi gati, ju tregoj armën tonë më të fortë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2026 | 11:20

Trajneri Dede para ndeshjes së Egnatias: Jemi gati, ju tregoj armën tonë më të fortë

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede, vlerëson maksimalisht gjendjen e skuadrës para sfidës së radhës. Tekniku rrogozhinas thekson se grupi është i plotë, i përgatitur psikologjikisht dhe se forca kryesore e ekipit mbetet bashkimi brenda dhomës së zhveshjes.

de

“Jam i kënaqur dhe i lumtur që i kemi të gjithë në dispozicion. Psikologjikisht jemi gati, kemi besim te forcat tona, por ajo që është më e forta te ne është fryma e grupit. Jemi një familje e mirë, ku respektojmë njëritjetrin. Edhe kur dikush gabon, ne jemi aty për ta ndihmuar. Kjo është një armë shumë e fortë në aspektin psikologjik. Egnatia mund të bëjë gjëra të mëdha”, u shpreh Dede.

Edhe mbrojtësi Arbenit Xhemajli vë në pah eksperiencën dhe stabilitetin e skuadrës. Sipas tij, Egnatia ka ruajtur bërthamën e grupit dhe një nga pikat më të forta mbetet reparti difensiv.

“Kemi mbajtur grupin dhe eksperiencën e duhur në ekip. Në prapavijë kemi të gjithë shumë eksperiencë, pa përjashtim. Siç është edhe shprehja: me mbrojtjen fiton titullin, ndërsa me sulmin fiton ndeshjen. Por, siç e kemi treguar në ndeshjet e fundit, mbrojtja jonë ka qenë shumë e rrezikshme edhe nga goditjet standarde”, deklaroi Xhemajli.

PANORAMASPORT.AL