Trajneri i Ilirisë, Smajli: Synojmë pesëshen e parë, ndërtojmë një grup të fortë e konkurrues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2026 | 15:00

Trajneri i Ilirisë, Smajli: Synojmë pesëshen e parë, ndërtojmë një grup të fortë e konkurrues

Një rikthim me synime madhore në timonin e skuadrës së Ilirisë, është trajneri i mirënjohur Dritan Smajli i cili këtë herë nuk do të zhgënjehet, për të synuar majat e kategorisë së parë, në drejtimin e ekipit fushëkrujas.smajli41-vjeçari lezhjan, Dritan Smajli ishte futbollisti që regjistroi 176 ndeshje në Superioren shqiptare, edhe pse rolin e kishte mbrojtës ai shënoi 14 gola. Një karrierë e përkryer edhe si futbollist i kombëtares, duke e nisur karrierën që me kombëtaren U-21 Duke luajtur me ekipe si Vllaznia, Tirana, Kukësi, Kastrioti e Besëlidhja e la futbollin aktiv në moshën 32 vjeçare, për të vijuar me detyrën e re të trajningun ku ka vijuar me skuadrat e Shënkollit, Veleçikut, Besëlidhjes dhe së fundi me Ilirinë. Me këtë skuadër ai ka përvojën e dy fazave të para gjatë sezonit të kaluar dhe tashmë vjen më i karikuar, për të bërë më të mirën tek kjo skuadër, në synimet dhe objektivat e këtij klubi që investohet tërësisht nga familja Selmani.

SEZONI I RI – Në prezantimin e parë të nisjes së fazës përgatitore të këtij sezoni të ri, ai pasi falënderoi drejtuesit e klubit Iliria, për afrimin e bashkëpunimit dhe besimin tek ky trajner, më tej, u shpreh: “E nis me gëzim se ku ka më mirë që në ditën e parë të kesh në dispozicion 80 për qind të ekipit. Kjo tregon dhe impenjimin e këtyre lojtarëve për t’u angazhuar në atë mision që ne kemi marrë përsipër këtë vit. Është një grup lojtarësh, që unë e njoh mirë pasi kemi fituar një farë përvoje në drejtimin e tyre, që në sezonin e kaluar. Pasi këto shumica, janë lojtarët e boshtit të kësaj skuadre. Normalisht, që presim që kjo skuadër të përforcohet edhe më shumë, pasi jemi në kontakte me disa futbollistë, ku presim konfirmimet e tyre nga dita në ditë. Patjetër që do të marrim edhe lojtarë të tjerë pasi kërkojmë të ndërtojmë një skuadër edhe më të fortë, edhe më konkurruese se sa ajo e vitit të kaluar. Ashtu si dhe vitin e kaluar Iliria ishte një protagoniste, edhe këtë vit oreksi shtohet, ku kërkojmë të fitojmë diçka më tepër, ku nuk themi se do të bëjmë “namin” por diçka më shumë se vitin e kaluar. Përsa i përket objektivave është akoma herët por formula e re na sjell edhe më shumë oreks pasi ngjiten direkt tre ekipet e para e ne do të synojmë të paktën 5-shen e parë, pasi edhe ekipet e tjera kanë pretendime të tilla si ne. Ne do të tentojmë të arrijmë deri aty, por gjithsesi çdo gjë mbetet në vazhdimësi. Nuk e imagjinoni dot se ç’bëri Iliria vjet, fillimisht u trondit se a do të mbijetonte në kategori, por më pas ajo arriti “play-off”-in, prandaj çdo gjë është e mundur. Unë premtoj se do të jetë një skuadër shumë e fortë, do të tentojmë 5-shen e parë, pastaj duke parë sepse edhe skuadrat e tjera duke punuar, mirë me çfarë lexojmë e çfarë shohim, por nganjëherë skuadra nuk funksionon me të lexuar dhe të shkruar, ku ka treguar se nuk funksionon kështu, por ne tregojmë me punën tonë që do të jemi konkurrentë të fortë në vendet e kreut”, ka deklaruar Smajli pas prezantimit para lojtarëve të Ilirisë.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL