Postuar: Korrik 22, 2026 | 16:54
VIDEO/ Pamje të patransmetuara në Botëror, Lamine Jamal bën xhiron e rrjetit me reagimin pas golit ndaj Argjentinës
Spanja fitoi Botërorin e dytë në histori. Goli i Ferran Torres në minutën e 106-të ishte i vetmi i sfidës ndaj Argjentinës.

Kur kanë kaluar tri ditë nga ai moment historik, është bërë viral Lamine Jamal. Video e fundit tregon për rreth 70 sekonda se si Jamal reagoi pasi topi përfundoi në rrjetë.
19-vjeçari nuk spikati gjatë Botërorit, megjithatë për Spanjën është parë gjithmonë si fatsjellës. Me të në fushë si titullar, si në Europian edhe në Botëror, Spanja njeh vetëm fitore gjatë fazës së grupeve apo atyre me eliminim direkt.
Tashmë i gjithë fokusi për Jamal do kalojë Barcelona. Katalanasit kërkojnë të rikthejnë trofeun e Champions pas shumë viteve pritje.
Reagimi i Jamal: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













