I doli emri në Elbasan, vjen prezantimi i sozisë së Janaçek tek ekipi i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2026 | 17:39

I doli emri në Elbasan, vjen prezantimi i sozisë së Janaçek tek ekipi i ri

Daniel Kerl ishte portieri, të cilit i doli emri tek Elbasani pas largimit të Martin Janaçek. Asgjë nuk u konkretizua me verdheblutë, që vendosën të transferonin Igor Aleksovskin nga Flamurtari.

Screenshot 2026-07-22 173820

I gjatë 1.97 metër, Kerl është 25 vjeç dhe do të mbrojë portën e Prostejov në kategorinë e dytë të futbollit çek. Prezantimi erdhi pikërisht sot, ndërsa bëhet fjalë për huazim.

Tek ekipi i parë i Spartës së Pragës ndërkohë nuk ka luajtur asnjëherë, por ka qëndruar i gatshëm në disa ndeshje përmes stolit.

Kerl ka luajtur vetëm në Çeki, siç ndodhte me Martin Janaçek para transferimit tek Elbasani. Po ashtu mosha dhe gjatësia e të dy portierëve është e njëjtë.

PANORAMASPORT.AL