EKSKLUZIVE/ Nuk kanë fund problemet, FIFA i bllokon merkaton një tjetër klubi në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2026 | 18:27

EKSKLUZIVE/ Nuk kanë fund problemet, FIFA i bllokon merkaton një tjetër klubi në Shqipëri

“Panorama Sport” mëson se Lushnja është klubi i radhës i bllokuar nga FIFA në merkato. Shkak për këtë vendim është bërë një gjyq i humbur për paga që nuk janë shlyer.

Screenshot 2026-07-22 182713

Lushnja i bashkohet disa klubeve shqiptare që kanë të njëjtat probleme. Kujtojmë se Flamurtari, Bylisi, Kastrioti, Skënderbeu, Tirana, Valbona, Oriku dhe KS Luftëtari janë po ashtu pjesë e listës.

Lagunarët do të luajnë në Kategorinë e Dytë gjatë këtij sezoni. Ky është edhe momenti më i vështirë në historinë e klubit.

Për të zhbllokuar merkaton mjafton që të zgjidhet çështja e humbur. Më pas mund të federohen edhe lojtarë të rinj.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL