Ëndërron transferimin e bujshëm te Reali, por Rodri akoma nuk ka kaluar pengesën e fundit
Akoma mungon drita jeshile nga presidenti Florentino Perez, që Rodri të transferohet nga Mançester Siti te Real Madrid. Dhe pse u tha fillimisht që negociatat kanë vazhduar, është Fabricio Romano i cili konfirmon se mungon aprovimi i presidentit.

Fakt është se ëndrra e mesfushorit mbetet që të veshë fanellën e Realit. Siti ndërkohë vazhdon të këmbëngulë për rinovimin e kontratës.
Rodri afrohej në verën e vitit 2019, kur Siti vendosi të paguante klauzolën e prishjes së kontratës me Atletikon për 70 milionë euro. Asokohe u bë transferimi më i shtrenjtë për klubin e Premier Ligë.
Rodri shkëlqeu në Botëror me Spanjën. Tashmë po kërkon një aventurë të re, ndërsa i ka mbetur edhe një vit kontratë.
PANORAMASPORT.AL













