Postuar: Korrik 22, 2026 | 18:47
Nuk ka dilema, Skënderbeu zyrtarizon vendimin e fundit për portierin Alia dhe dy mbrojtësit
Skënderbeu ka zyrtarizuar rinovimin e kontratave me Marko Alian, Klevis Shaqen dhe Ergi Zenullarin. Kontratat e reja janë firmosur të vlefshme deri në vitin 2029.

“Marko Alia, Klevis Shaqe dhe Ergi Zenullari kanë rinovuar kontratën dhe do jenë pjesë e KF Skënderbeu edhe për 3 vitet e ardhshme. Suksese”, shkruan Skënderbeu.
Projekti do vazhdojë me portierin Alia dhe dy mbrojtësit në fjalë. Shaqe dhe Zenullari kanë lindur në Korçë, ndërsa bashkë me Alian janë prej vitesh pjesë e bardhekuqve.
Trajneri Ahmataj po drejton aktualisht skuadrën. Emërimi i tij erdhi pas largimit të Ernest Gjokës.
PANORAMASPORT.AL













