Sforco financiare për Guardiolën, presidenti shton zërat për emërimin e bujshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2026 | 20:02

Sforco financiare për Guardiolën, presidenti shton zërat për emërimin e bujshëm

Federata në Itali ka konfirmuar se Pep Guardiola është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e përfaqësueses. Presidenti Xhovani Malago pranoi se federata është gati të bëjë një përjashtim financiar, për të emëruar Guardiolën në krye.

Pep-Guardiola-closes-the-door-on-a-Barcelona-return-e1753696473815

Maldini dhe Leonardo janë takuar ndërkohë me Guardiolën në Barcelonë. Aty ku edhe është diskutuar e ardhmja.

Italia është me trajner të përkohshëm, që nga prilli kur u largua Gatuzo. Ky i fundit dështoi që ta kthente Italinë në Botëror.

Guardiola ndërkohë e kishte eksperiencën e fundit te Mançester Siti. Për të do të ishte hera e parë në krye të një ekipi kombëtar.

PANORAMASPORT.AL