LAJMI I FUNDIT/ Egnatia përballë Çeljes në Champions, surprizohet Aleksi nga formacionet zyrtare
Egnatia po shkruan historinë në Europë. Sot do të luajë ndeshjen e parë të turit të dytë në Ligën e Kampioneve, pikërisht përballë Çeljes.

Ndeshja do të nisë në orën 21:00. Stadiumi “Arena Egnatia” do të përjetojë të tjera emocione, pas fitores 6 me 1 ndaj Petrokubit në turin e parë.
Trajneri Nevil Dede ka ndarë mendjen për formacionet zyrtare. Kapiteni Albano Aleksi është surprizuar pasi do të jetë në stol. “Panorama Sport” ndërkohë ka raportuar ekskluzivisht se Aleksi është drejt largimit.
FORMACIONET ZYRTARE
EGNATIA: Dajsinani; Sota, Bitri, Xhemajli, Haime, Loukili, Kryeziu, Fernando, Jago, Albanese, Bakajoko
Trajner: Nevil Dede
ÇELJE: Leban; Koutris, Hrka, Vukliseviç, Diounkou, Kvesiç, Daniel, Seslar, Dukuly, Kucys, Avdyli
Trajner: Vitor Kampelos


PANORAMASPORT.AL













