Ndryshe nga sfidat e tjera në Bullgari, testi i radhës mbyllet me tri gola për Teutën e Edlir Tetovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2026 | 20:07

Ndryshe nga sfidat e tjera në Bullgari, testi i radhës mbyllet me tri gola për Teutën e Edlir Tetovës

Teuta mbylli sot sfidën e radhës miqësore. Në Bullgari u luajt takimi me vendësit e Septemvri Simitli, ndërsa durrsakët fituan me rezultatin 0-3.

Screenshot 2026-07-22 200632

Fillimisht shënoi Arifi në pjesën e parë. Rezultatin e vulosën golat e Boçit dhe Umejiegos.

Ky ishte takimi i shtatë miqësor për të besuarit e Edlir Tetovës. Bie në sy se është sfida e parë në të cilën shënohen më shumë se dy gola.

Teuta është një nga klubet që ka transferuar emra të bujshëm në merkato. Në këtë sezon pretendimet janë për t’u rikthyer te trofetë.

MIQËSORET

Ludogorets 1-0 Teuta

Lokomotiv Sofia 0-0 Teuta

Hapoel Haifa 1-1 Teuta

CSM Slatina 1-0 Teuta

Metalul Buzau 1-1 Teuta

Krumovgrad 0-1 Teuta

Septemvri Simitli 0-3 Teuta

PANORAMASPORT.AL