Egnatia i befasoi në pjesën e parë, shqiptari Avdyli: Menduam se ndeshja do të ishte në anën tonë, kemi objektiv “Play Off”-in e Champions-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2026 | 23:09

Egnatia i befasoi në pjesën e parë, shqiptari Avdyli: Menduam se ndeshja do të ishte në anën tonë, kemi objektiv “Play Off”-in e Champions-it

Shqiptari i Kosovës, Milot Avdyli, u aktivizua titullar në radhët e sllovenëve të Celjes, në duelin ndaj Egnatias, që përfundoi në barazim 3 me 3. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “RTSH Sport”, futbollisti shqiptar deklaroi:

AVDYLI

“Ishte një ndeshje mjaft e vështirë, në “Egnatia Arena”, ishte një ndeshje e mirë për shikuesit, ka pasur shumë gola. Shpresoj që të bëhet ndeshje e tillë edhe në kthim.

E dinim që ishin skuadër serioze, kanë potencial, mesfushorë shumë të mirë dhe mbrojtës me eksperiencë si Bitri. Menduam se ndeshja do të ishte në anën tonë.

30 minutat e para ishin për Egnatian. Nuk e njihnim mirë. Në pjesën e dytë trajneri e analizoi dhe sulmuam pikët e dobëta. Mendoj se në pjesën e dytë ishim më mirë ne.

Në pjesën e parë ndeshjen e fillova në krahun e majtë, skam pasur topa. Më pas ndryshova anën. Provuam nga krahët me topa në thellësi, pas studimit të kundërshtarit.

Objektivat kryesore të skuadrës, duke marrë parasysh edhe shortin, synimi është play off i Championsit. Do mundohemi të ruajmë edhe titullin. Duhet kohë edhe për lojtarët e ri. I kemi kushtet. Objektivat e mij janë të zhvilloj ndeshjet e Europës, e më pas të shikoj. Edhe nëse mbetem edhe një vit te Celja është ok.

Nuk jemi në 100 % e duhur .Është vetëm ndeshja e dytë. Duhet të komponohemi më mirë edhe fizikisht edhe taktikisht”, deklaroi Milot Avdyli.

PANORAMASPORT.AL