Bekaj i zuri vendin te Tirana, portieri Tafas del në stërvitje me skuadrën e njohur turke
Angelo Tafas duket se do të vijojë karrierën te skuadra turke e Boluspor. Ish-portieri i Kukësit, Teutës dhe Tiranës në elitën e futbollit shqiptar, duket se do të vijojë karrierën te bardhekuqtë, teksa ka dalë edhe në stërvitje me skuadrën e re.

Vlen të theksohet fakti se Tafas u largua nga Tirana, pasi Bekaj i zuri vendin e titullarit. Mediat turke bëjnë me dije se në stërvitjen e parë me Bolusporin, Tafas tërhoqi vëmendjen me dëshirën dhe përkushtimin e tij.

Ai la përshtypje pozitive gjatë ushtrimeve specifike për portierët. Portieri shqiptar pritet të jetë një nga emrat kryesorë që do të mbrojë portën e Bolusporit në sezonin e ri dhe do të kontribuojë për suksesin e skuadrës bardh e kuqe.
ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL













