Postuar: Korrik 22, 2026 | 20:56
VIDEO/ Dramë për Ballkanin në Europë, i përmbyset rezultati me supergol në minutat e fundit
Ballkani është mposhtur nga Bohemians në transfertë. Irlandezët fituan 2 me 1 në shtëpi, ndërsa kjo ishte ndeshja e parë e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Fillimisht ishte Domgjoni që shënoi për Ballkanin. Pjesa e parë u mbyll në avantazh falë golit nga penalltia në minutën e 29-të.
Reagimi për irlandezët erdhi në 15 minutat e fundit të kohës së rregullt. Fillimisht barazoi James-Taylor në minutën e 76-të.
Për të përmbysur rezultatin mendoi Tiernej. Ky i fundit realizoi një supergol, pikërisht në minutën e 89-të.
Goli i fitores për Bohemians: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













