Garnaço surprizon me të ardhmen, futbollisti argjentinas do të huazohet te skuadra e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2026 | 20:26

Garnaço surprizon me të ardhmen, futbollisti argjentinas do të huazohet te skuadra e…

Aston Vila ka arritur marrëveshje me Çelsin për transferimin e Alejandro Garnaços, në një lëvizje që tashmë konsiderohet e mbyllur.

f-8

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, klubet kanë finalizuar marrëveshjen dhe lojtari do t’i bashkohet skuadrës së Unai Emeri në formë huazimi.

Marrëveshja përfshin një klauzolë blerjeje, e cila do të bëhet e detyrueshme nëse plotësohen disa kushte të caktuara gjatë sezonit.

Trajneri Unai Emeri e kishte Garnaçon një nga objektivat kryesorë të merkatos dhe insistoi për afrimin e tij.

Ndërkohë, edhe kontrollet mjekësore janë rezervuar, duke i hapur rrugë zyrtarizimit të transferimit në orët në vijim.

PANORAMASPORT.AL