Kërnaja e nis me humbje, Laçi triumfon me 2 gola ndaj Flamurtarit në Vlorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2026 | 20:41

Kërnaja e nis me humbje, Laçi triumfon me 2 gola ndaj Flamurtarit në Vlorë

Laçi i Qatip Osmanit, mposhti pasditen e sotme Flamurtarin me rezultatin 0 me 2 në testin miqësor të zhvilluar në qytetin e Vlorës.

flamurtari-laci

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në fragmentin e dytë të lojës, ishin kurbinasit ata që shënuan dy herë me anë të Arlind Kurtit dhe Sandër Kalajt.

Kjo ishte miqësorja e parë për trajnerin e Flamurtarit, Oltjon Kërnaja, duke e nisur kështu me humbje në miqësore, aventurën e tij te kuqezinjtë.

PANORAMASPORT.AL