Postuar: Korrik 22, 2026 | 21:12
ZYRTARE/ Iliria godet në merkato, prezanton sulmuesit që spikati me 7 gola dhe 4 asiste te Skënderbeu
Iliria duket se është futur fuqishëm në merkato këtë sezon. Fushë-krujasit kanë zyrtarizuar ish-sulmuesin e Skënderebut, Foti Çuçka, i cili spikati me fanellën bardhekuqe, ku sezonin e shkuar në 21 ndeshje, arriti të realizonte 5 gola dhe 4 asiste në Kategorinë e Parë si dhe 2 gola në Kupën e Shqipërisë.

Vetëm 22-vjeç, Çuçka pritet të rritë ndjeshëm cilësinë në repartin ofensiv të Ilirisë. Gjatë karrierës së tij, veç korçarëve, sulmuesi i talentuar ka qenë pjesë edhe e Luzit.
PANORAMASPORT.AL













