EKSKLUZIVE/ “Të mos bëhen gabimet e vjetshme”, analiza e Daiut: Duhet të afrohet drejtori i ri! Partizani me vonesë, trajneri… (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2026 | 21:53

EKSKLUZIVE/ “Të mos bëhen gabimet e vjetshme”, analiza e Daiut: Duhet të afrohet drejtori i ri! Partizani me vonesë, trajneri… (E PLOTË)

Partizani ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, teksa ende nuk ka pasur ndërhyrje në merkato.perparim daiu

Vetëm pak ditë më parë, drejtori sportiv Agim Ibraimi e mbylli aventurën e tij me të kuqtë dhe këto lëvizje, ish-futbollisti dhe trajneri i njohur Përparim Daiu në një intervistë për “Panorama Sport” i sheh si të vonuara. Ai shprehet se drejtori duhet të ishte emëruar pasi mungesa e tij sjell mosbesim te lojtarët ndërkohë që këshillon edhe drejtuesit për sezonin e ri.

Profesor, Partizani është jashtë Europës, ndërkohë ka nisur përgatitjet. Si e sheh situatën në këtë merkato verore te të kuqtë?

Realisht, të jemi të sinqertë, përveç humbjes së madhe, domethënë, se humbje e madhe monetare është, por edhe sportive, mospjesëmarrja në Kupat e Evropës për një ekip si Partizani. Realisht, unë shoh, domethënë, një përgjumje. Me emërimin e trajnerit të ri, mos gaboj, një javë apo dhjetë ditë që ka, besoj se edhe emërimi i trajnerit ka qenë i vonuar. Plus, unë nuk shoh, domethënë, merkato, hyrje lojtarësh, sepse dalje lojtarësh Partizani realisht duhet të ketë me shumicë, sepse janë larguar disa, por besoj akoma që duhet spastruar organika.

Ndërkohë, kur priten ndërhyrje në merkato, largohet drejtori sportiv Agim Ibraimi vetëm pak ditë më parë. Si e ke parë këtë lëvizje?

Të jap një mendim të përgjithshëm. Besoj se drejtori sportiv është një hallkë ndërlidhëse ndërmjet presidentit, trajnerit, plus edhe merkatos. S’e di, domethënë, ku ka qenë ngërçi i largimit të drejtorit sportiv, por mendoj që mund të ketë pasur një ngërç ndërmjet trajnerit apo për merkaton, në lidhje me anën fi nanciare që mund të ketë pasur në dispozicion.

Por e përgjithshmja është që, nëse ikën një drejtor teknik apo drejtor sportiv, atëherë ka alternativa. Ka alternativa. Partizani duhet ta kishte gjetur alternativën dhe të hynte seriozisht në merkato, sepse unë e theksova që Partizani, domethënë, nuk ka bërë merkato. Asnjë lojtar, mos gaboj, domethënë, kanë afruar, por Partizani do emra, do lojtarë që t’i përshtaten fi lozofi së dhe objektivave që ka Partizani, jo thjesht të marrin lojtarë, të mbushin organikën dhe të mos ketë cilësi.

Partizani vuajti nga kjo. Kishte lojtarë me shumicë, por nuk pati cilësi në fushë dhe rezultati e tregoi që ai Partizan, domethënë, nuk meritonte të ishte në “Final Four”. Prandaj duhet të jenë me këmbë në tokë. Janë të vonuar, por nganjëherë më mirë vonë se kurrë. Të bëjnë ndërhyrjet dhe të bëjnë një merkato cilësore. Pse jo, edhe një drejtor sportiv, domethënë, të jetë një fi gurë apo një menaxher i mirë, që të ketë një përshtatje me fi lozofinë e klubit.

Po ky largim në pikun e merkatos, a mendon se dëmton besimin e lojtarëve te projekti i klubit, duke qenë se atëherë kur duhet puna e drejtorit, drejtori largohet?

Po, patjetër sjell mosbesim, por në qoftë se do të ishte bërë zgjedhja, do të ishte emëruar një drejtor tjetër, natyrisht, domethënë, do të vijë me energji, me forca të reja, me entuziazëm të ri. Drejtori i ri duhet të ishte zgjedhur, paçka se edhe trajneri, domethënë, s’e di sa do ta ketë atë fuqinë për të ofruar lojtarë. Por natyrisht, domethënë, barra ka ngelur vetëm te trajneri, të zgjedhë fi lozofi në dhe çfarë lojtarësh preferon ky trajner. Por është i vonuar.

Partizani është i vonuar për merkaton, sepse u bënë gati dy javë që kanë fi lluar stërvitjet dhe momenti i fundit nuk është që të afrohesh lojtarë në minutat apo momentin e fundit. Duhen lojtarë, domethënë, që të marrin edhe fazën përgatitore, të përshtaten me lojtarët e tjerë që ka organika e klubit. Natyrisht, domethënë, e shoh pak të vonuar.

Prej vitesh Partizani e nis me trajner të huaj dhe gjatë sezonit bëhen ndërrime me trajnerë shqiptarë. Sa besim keni te Bratu?

Tani nuk duhet të jemi paragjykues. Unë para tre muajsh kam dhënë një intervistë. Preferenca ime ka qenë për një trajner vendas, për vetë faktin sepse e njeh më mirë kampionatin shqiptar, e njeh më mirë fi lozofi në, e njeh më mirë klubin e Partizanit, kërkesat, objektivat e shumë të tjera. Por nuk dua të jemi paragjykues për një trajner të huaj, sepse të gjithë trajnerët lëvizin edhe në botë, paçka se futbolli rumun, domethënë, ka qenë njëherë e një kohë shumë përpara futbollit tonë edhe në Evropë. Por nuk duhet të harrojmë që edhe trajnerët rumunë kanë bërë epokë nëpër klube dhe në kombëtare të ndryshme.

Shpresojmë që ky të jetë trajneri i duhur, sepse nuk duhet ta marrim lehtë dhe nuk duhet të jemi indiferentë, sepse ky trajner ka pasur një ekip dhe e ka nxjerrë në kategorinë e dytë. Se një shprehje e vjetër ka qenë që trajneri i mirë bëhet me lojtarë të mirë. Shpresojmë, domethënë, që ky të jetë një trajner që të adaptohet mirë edhe me kampionatin shqiptar dhe, pse jo, të sjellë edhe diçka të re nga ajo çka ka te vetja. Prandaj, domethënë, nuk e shoh ndonjë zgjedhje të gabuar, sepse nganjëherë nuk duhet të jemi paragjykues. Janë rezultatet ato që japin gjykimin më të drejtë.

Çfarë duhet të bëjë ndryshe Partizani këtë vit?

Partizani, ndryshe, duhet të bëjë atë që e theksova më përpara: duhet të bëjë një merkato cilësore në të tre repartet, sepse ka pasur mangësi si në aspektin defens iv, në mbrojtje, jo vetëm në mbrojtje, por edhe në aspektin organizativ, që është mesfusha, sepse janë të lidhura repartet, pjesa defensive dhe ajo ofensive.

Të paktën mesfusha është ai repart që duhet të jetë më solid, kurse në sulm nuk është se ka vuajtur shumë, sepse lojtarë si Skuka apo ai lojtari që morën nga Holanda, domethënë, ishin lojtarë të mirë. Por, po nuk i furnizove, po nuk u krijove hapësira, po nuk u krijove raste sulmit, atëherë edhe sulmi mbetet i vetëm. Prandaj unë shoh që Partizani, të paktën, duhet të bëjë merkato në mbrojtje dhe në mesfushë, merkato cilësore, që të jetë pretendent.

ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL