Postuar: Korrik 22, 2026 | 22:01
VIDEO/ Përplasje me sulmuesin shqiptar të Çeljes, çfarë ndodhi në sfidën e Champions me Egnatian
Egnatia dhe Çelje barazuan 1 me 1 në pjesën e parë. Sfida në stadiumin “Arena Egnatia” është e para e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Kampioneve.

Pas golit të barazimit nga Çelje, nuk mungoi tensioni në minutat e fundit. Më konkretisht ishte një përplasje mes Karim Loukilit të Egnatias dhe Milot Avdyli nga Çelje.
Ishte minuta e 47-të, kur Avdyli fitoi një rivënie anësore për Çeljen. Më pas pati tension me Loukilin, ndërsa duhej edhe ndërhyrja e gjyqtarit që u mjaftua me këshillim.
Episodi me Avdylin: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













