VIDEO/ Mbrëmje epike për Egnatian në Champions me 6 gola, kampionët e Sllovenisë i falen fatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2026 | 23:59

VIDEO/ Mbrëmje epike për Egnatian në Champions me 6 gola, kampionët e Sllovenisë i falen fatit

Mbrëmja e 22 korrikut ishte epike për Egnatian e Nevil Dedes në Champions. Kampionët e Shqipërisë barazuan 3 me 3 përballë Çeljes në stadiumin “Arena Egnatia”, ndërsa ndeshja ishte e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Kampioneve.

bandicam 2026-07-22 22-20-48-039

Sfida e parë mes dy kampionëve të vendeve respektive dhuroi spektakël. Rrugën e rrjetës e gjeti fillimisht Bitri tek Egnatia, që u ndihmua edhe nga një devijim. Miqtë barazuan në fundin e pjesës së parë, atëherë kur çdo gjë dukej nën kontroll.

Në minutat e para të pjesës së dytë ishte Çelje që përmbysi rezultatin. Megjithatë, Fernando riktheu baraspeshën me një supergol në minutën e 58-të.

Çelje ishte me fat, pasi Egnatia humbi raste me Albanesen dhe Xhemajlin ndër të tjerë. Madje ekipi slloven u rikthye në avantazh me një gol të papritur nga Kvesiç në minutën e 66-të.

Kampionët e Shqipërisë e rikthyen baraspeshën me Diabate, që është edhe zbulim nga merkato e verës. Çdo gjë mbetet e hapur për sfidën e kthimit në transfertë.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

EGNATIA 3-3 ÇELJE

7′ Bitri, 58′ Fernando, 78′ Diabate – 45′, 66′ Kvesiç, 54′ Kucys

NGJARJET KRYESORE

90+5′ Mbyllet ndeshja, Egnatia 3-3 Çelje.

90+1′ Çelje ndalet nga shtylla. Egnatia ndihet me fat pas këtij momenti. (VIDEO)

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

88′ Vancas merr vendin e Dukuli tek Çelje.

86′ Smajli dhe Ndreca marrin vendin e Kryeziut dhe Fernandos tek Egnatia.

80′ Zabukovnik merr vendin e Avdylit dhe Tusha merr vendin e Seshlar te Çelje.

78′ GOOOL! Egnatia 3-3 Çelje/ Diabate tund rrjetën, rikthehet baraspesha në Rrogozhinë. (VIDEO)

73′ Aktivizohen Gruda dhe Diabate, largohen Albanese dhe Loukili tek Egnatia.

73′ Xhemajli ndëshkohet me karton të verdhë tek Egnatia.

72′ Fillimisht pretendime për penallti tek Egnatia. Më pas portieri Levan shpëton Çeljen nga goli i sigurt i Bitrit. (VIDEO)

71′ Karton i verdhë për Daniel te Çelje.

69′ Çelje kryen dy zëvendësime. Largohen Diounkou dhe Kucys, aktivizohen Sirvys dhe Kotnik.

66′ GOL! Egnatia 2-3 Çelje/ Kvesiç plotëson dopietën, ndërsa Egnatia e pëson sërish në momentin më të mirë. (VIDEO)

64′ Egnatia pafat. Xhemajli humbet po ashtu mundësinë për golin e tretë të rrogozhinasve. (VIDEO)

62′ Albanese humbet rastin e artë për golin e përmbysjes tek Egnatia. (VIDEO)

61′ Drejtori sportiv Klejdi Zenelaj largohet me karton të kuq tek Egnatia. Nevil Dede merr karton të verdhë.

58′ GOOOL! Egnatia 2-2 Çelje/ Supergol i Fernandos, rikthehet baraspesha në Rrogozhinë. (VIDEO)

56′ Sota ndëshkohet me karton të verdhë

54′ GOL! Egnatia 1-2 Çelje/ Kucys gjen golin e përmbysjes për Çeljen. (VIDEO)

51′ Haime hedh një top në zonë. Portieri i Çeljes kontrollon pa problem.

48′ Xhemajli tregohet vendimtar duke dërguar një top në këndore. (VIDEO)

47′ Egnatia pranë golit me Albanesen. Portieri Leban tregohet vendimtar. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë

45+4′ Mbyllet pjesa e parë. Egnatia 1-1 Çelje.

Screenshot 2026-07-22 220058

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

45′ GOL! Egnatia 1-1 Çelje/ Kvesiç rikthen baraspeshën. (VIDEO)

45′ Bitri shpëton Egnatian. Çelje rrezikon duke iu afruar golit. (VIDEO)

44′ Albanese gabon duke tentuar të gjejë Adjesën.

39′ Dajsinani kontrollon një top të hedhur në zonë nga Dionkou. (VIDEO)

36′ Kvesiç provon direkt nga goditja e dënimit. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)

32′ Albanese gjen Sotën në zonën e Çeljes. Mbrojtësi i Egnatias nuk ia del të finalizojë si duhet. (VIDEO)

30′ Egnatia shfaqet sërish rrezikshëm, por Albanese dhe Adjesa nuk arrijnë të kombinohen. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)

16′ Aksion i mirë i Egnatias. Albanese teston portierin e Çeljes, i cili merr kontrollin e topit. (VIDEO)

15′ Bakajoko provoi të vazhdonte, por nuk ia del. Largohet me barelë dhe vendin e tij e merr Adjesa.

12′ Çelje fiton goditje këndi, pasi gjuajtja e Avdylit devijohet. (VIDEO)

11′ Shqetësime për Egnatian. Bakajoko dëmtohet dhe ka nevojë për ndihmën e stafit mjekësor. (VIDEO)

7′ GOOOL! Egnatia 1-0 Çelje/ Zhbllokohet sfida në Rrogozhinë. Eneo Bitri dërgon Egnatian në avantazh, ndërsa topi i goditur prej tij me kokë u devijua dhe gjeti rrjetën. (VIDEO)

2′ Albanese me tentativën e parë nga distanca. Nuk ka rrezik për Çeljen. (VIDEO)

1′ Nis ndeshja e turit të dytë të Ligës së Kampioneve në Rrogozhinë.

FORMACIONET ZYRTARE

EGNATIA: Dajsinani; Sota, Bitri, Xhemajli, Haime, Loukili, Kryeziu, Fernando, Jago, Albanese, Bakajoko

Trajner: Nevil Dede

ÇELJE: Leban; Koutris, Hrka, Vukliseviç, Diounkou, Kvesiç, Daniel, Seslar, Dukuly, Kucys, Avdyli

Trajner: Vitor Kampelos

Screenshot 2026-07-22 194641

Screenshot 2026-07-22 195528

PANORAMASPORT.AL