Barazimi me 6 gola ndaj Celjes, Kryeziu: Treguam karakter, shkojmë në Slloveni për fitore
Mesfushori i Egnatias, Altin Kryeziu, foli pas barazimit 3 me 3 të rrogozhinasve, në duelin e parë ndaj Celjes. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “RTSH”, 24-vjeçari deklaroi:

“E kemi filluar mirë ndeshjen, kemi pasur ekuilibër. Pas golit jemi tërhequr pak. Më pas e kanë pasur topin ata. Në pjesë e dytë e kemi ulur ekuilibrin në mesfushë, kanë marrë shumë topa të dytë ata, por kemi treguar karakter, jemi kthyer 2 herë në lojë. Do shkojmë në Slloveni për fitore.
Unë jam nën urdhrat e trajnerit, çfarë kërkon trajneri prej meje, duhet ta zbatojmë. E dimë që ata luajnë shumë ofensiv. Kemi luajtur më shumë me tranzicione, ia kemi lënë topin sepse e dimë që nuk e kanë mbrojtjen solide. Detyra ime është të krijoj sa më shumë hapësira për lojtarët e tjerë”, deklaroi Kryeziu.
PANORAMASPORT.AL













