“Do e kemi më kollaj në transfertë, shanset janë 60 me 40”, analiza e Nevil Dedes: Ja pse nuk luan kapiteni Aleksi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2026 | 23:32

“Do e kemi më kollaj në transfertë, shanset janë 60 me 40”, analiza e Nevil Dedes: Ja pse nuk luan kapiteni Aleksi

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede, analizoi barazimin 3 me 3 në shtëpi ndaj Celjes. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “RTSH”, tekniku i kampionëve të Shqipërisë, ndër të tjera deklaroi:

bandicam 2026-07-22 23-21-18-017

“Bakajoko ka një dëmtim në gju, në lojë të ndaluar, se kuptova. U treguam shumë naivë në mënyrën si i pësuam golat. Na merrnin hapësirat e ndërmjetje. Shpërdoruam shumë raste, unë mendoj se ishte ndeshje e mirë e djemve, por trajneri mërzitet kur merr më shume se një gol.

Me Adjesën nuk e bëjmë dot presonin që bënim me Bakajokon, i jepte kohë dy qendrava në luajtjen e topit. Në fundin e pjesës së parë u mundova, por ishte shumë i shpejtë goli. Gjithsesi diçka funksionoi mirë. Mund të rregullonim diçka te tranzicioni.

Si rrallë herë kemi gabuar shumë pasime në nisje. Në një logjik të thjeshtë, konsumi është më i madh dhe është e vështirë të ripozicionohet. Kishim mundësi të bënim më mirë. Me 3 korsime morëm 3 gola.

Lukuli po ruhej se ishte me karton të verdhë, na mungon edhe në ndeshjen tjetër. Fernando po punonte gjithë kohën lartë, ishim inferiorë nga krahu i majtë i mbrojtjes.

Karakteristikat janë të ndryshme të lojtarëve. Qëllimi ishte që Bakajoko të krijonte panik në mbrojtje dhe të gjenim hapësirat me Albanesen. Adjesa është lojtar statik, në fillim ishte dhe pa ngrohje, iu deshën minuta. Në pjesën e dytë bëri shumë mirë na dha frymëmarrje. Më kënaq qëllimi i golave nga mesfushorët. Kur merr 3 gola nuk ndihesh mirë normale.

Treshja e mbrojtjes po vuante, po luanim 3 kundër 1, nuk kishim shkallëzim, u mundova të krijoja 2 numra 6. Nuk jam i kënaqur me lëvizjen taktike që bëra. Gjërat që mund të rregullohen dhe mund të përmirësohemi. Është vetëm ndeshja e tretë zyrtare. Shanset sot ishin 50 me 50. Prap mendoj që janë 60 me 40. Isha i bindur që para ndeshjes më kollaj do e kemi atje se këtu.

Aleksi është kapiteni i ekipit, stërvitet rregullisht korrekt, është zgjedhja taktike e imja. E kemi gati Montenegron në ndeshjen tjetër. Është lojtar me shumë cilësi dhe kualitet. Kur ka qenë Montenegro këto luante ndryshe Egnatia. Është përshtatur mirë dhe është një djalë që stërvitet me seriozitet. Ka 60-70 minuta në këmbë. Nuk duhet të kryqëzojmë gishtat, duhet të rregullojmë disa gjëra. Jam i bindur që atje do fitojmë. Kjo është bindja ime”, deklaroi Dede.

PANORAMASPORT.AL