Pikantet e Egnatia-Celje/ Maran në tribunë, Aleksi në stol dhe tensione në fund
Përveç spektaklit në fushë, sfida mes Egnatias dhe Celjes u shoqërua edhe me disa momente interesante jashtë lojës. Nga prania e trajnerit të Kombëtares në tribunë, te dëmtimi i Bakajokos dhe tensionet në fund të ndeshjes, nuk munguan episodet që tërhoqën vëmendjen. Ra në sy saldimi i Albano Aleksin në stol.

MARAN NË TRIBUNË – Një tifoz i veçantë ishte i pranishëm në tribunën qendrore të “Arena Egnatia”. Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, e ndoqi nga afër sfi dën, i shoqëruar edhe nga anëtarë të stafi t të tij teknik. Tekniku italian ishte në Rrogozhinë për të vëzhguar futbollistë që mund të jenë pjesë e planeve të Kombëtares në të ardhmen.
DËMTIMI I BAKAJOKOS – Egnatia humbi shumë shpejt një nga titullarët e saj. Soumaila Bakajoko u detyrua të largohej nga fusha pas një ndërhyrjeje të fortë, duke i lënë vendin Adjesës. Sulmuesi u largua me barelë, ndërsa gjendja e tij do të vlerësohet në orët në vijim.
TENSIONET – Në fundin e pjesës së parë nuk munguan tensionet mes futbollistëve të dy skuadrave, me disa shtyrje dhe debate në fushë. Edhe trajneri Nevil Dede pati ankesa ndaj arbitrit të katërt, duke kërkuar shpjegime për disa vendime që, sipas tij, dëmtonin Egnatian.
TOPI I ÇARË – Një episod i pazakontë ndodhi para nisjes së pjesës së dytë. Gjatë kontrollit rutinë, arbitri konstatoi se topi ishte i çarë dhe kërkoi menjëherë zëvendësimin e tij, përpara se loja të rifi llonte.
INCIDENTET – Në momentin e golit të dytë të Celjes pati hedhje sendesh nga tribunat, ku u godit edhe autori i golit. Spikeri i stadiumit u bëri thirrje tifozëve të qetësoheshin, duke paralajmëruar se incidente të tilla mund të rrezikonin vazhdimin e takimit. Hedhje sendesh pati edhe pas golit të tretë të skuadrës sllovene.
PANORAMASPORT.AL













