VIDEO/ Debutim ëndrrash për Grizman në MLS, por jo për Levandovskin! Suarez shkëlqen me dygolësh në mungesë të Mesit
MLS ka rinisur pas një ndërprerjeje dy-mujore për Kupën e Botës 2026, dhe rikthimi në aksion ka përfshirë debutimet e disa prej emrave më të mëdhenj që kanë mbërritur në Shtetet e Bashkuara në javët e fundit.
Antuan Grizman vodhi shfaqjen, duke qenë ylli kryesor në fitoren shkatërruese 4-0 të Orlando Siti kundër San Jose Earthquakes. Sulmuesi francez, i cili mbërriti si transferim i lire nga Atletiko Madrid e nisi ndeshjen si titullar dhe debutoi me gol. Në minutën e 48-të, duke marrë topin në zonë, ai kaloi një kundërshtar dhe e mposhti portierin me një gjuajtje të saktë me të majtën duke kontribuar në fitoren e ekipit nga Florida.
Robert Levandovski debutoi për Çikago Fire duke qëndruar në fushë për një orë në humbjen 3-2 ndaj Inter Majemi, duke mos mundur të gjente rrjetën. Vendasit, të privuar nga Lionel Mesi, siguruan fitoren falë një dygolëshi nga Luis Suarez.
PANORAMASPORT.AL













