Daja i beson fituesve, gjen skemën e golave. Ja formacioni i mundshëm i Dinamos kundër sllovenëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2026 | 9:13

Daja i beson fituesve, gjen skemën e golave. Ja formacioni i mundshëm i Dinamos kundër sllovenëve

Dinamo do të përballet sot me Aluminin në transfertë në kuadër të turit të dytë të Ligës së Konferencës.dinamoPër Dinamon, është një kundërshtar i lehtë në letër duke qenë se sllovenët nuk kanë një eksperiencë në Kupat e Europës dhe prezenca e tyre në këtë kompeticion, mund të konsiderohet më shumë surprizë dhe fat. Sakaq, Daja pritet të tentojë një rezultat pozitiv që sonte për ta pasur gjithçka më të lehtë në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet në datën 30 korrik në “Elbasan Arena”.

Për ta bërë këtë, tekniku i ka besuar formacionit fitues dhe lojtarëve që shkruan historinë në Astana duke e çuar ndeshjen në shtesa e për ta përmbysur më pas. Në portë, pritet që të jetë sërsih titullar Aldo Teqja ndërkohë që e pandryshuar mbetet edhe mbrojtja. Kështu, në krahë do të jenë Përndreca nga e majta e Ismaili në të djathtë ndërkohë që në qendër do të luajnë Aliji dhe Dita.

Sa i përket mesfushës, Manellari do të jetë në qendër, së bashku me Qardakun e Qefalinë. Më të avancuar do të jenë Vila e Malomo të cilët do të jenë pas sulmuesit Berisha, megjithëse gjatë ndeshjes mund të marrin edhe rolin e “uingerave”, duke bërë sulmuesit e krahut, me Malomon në të djathtë, e Vilën në të majtë.7

PANORAMASPORT.AL