VIDEO/ Pamjet që nuk u vunë re nga askush! Vetëm një lojtar i Spanjës në fushë nuk festoi golin e Torresit në shtesë, zbulohet arsyeja
Spanja bëri një rrugëtim fantastik në Botëror duke ngritur për herë të dytë në historinë e saj trofeun e artë.
“La Roja” eliminoi Portugalinë, Belgjikën, Francën dhe në finale mposhti Argjentinën falë golit të Ferran Torresit në minutën e 106-të. Lojtarët dhe tifozët spanjollë shpërthyen në festë menjëherë, përveç njërit prej tyre që ndodhej në fushë. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Barcelonës, Erik Garsia.
Arsyeja pse ai nuk shkoi të festonte me shokët është shumë e thjeshtë, pasi qëndroi në gjysmën e fushës së Spanjës derisa mundi ta ndalonte Argjentinën nga ekzekutimi i shpejtë i goditjes së nisjes dhe përpjekja për të shënuar një gol. Këto pamje nuk u vunë re nga askush në momentin që ndodhi, teksa janë bërë virale pas përfundimit të turneut. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













