Ka fituar dy herë Kupën e Shqipërisë me Vllazninë, 32-vjeçari var “këpucët në gozhdë”: Mbyllet një kapitull

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2026 | 13:51

Ka fituar dy herë Kupën e Shqipërisë me Vllazninë, 32-vjeçari var “këpucët në gozhdë”: Mbyllet një kapitull

Ardit Hoxhaj njofton largimin nga futbolli. Me një postim në “Instagram”, ish-lojtari i Lushnjës vari “këpucët në gozhdë”.hoxhaj“Sot nuk po i them lamtumirë vetëm një sporti. Po i them lamtumirë një pjese të jetës sime. Futbolli ka qenë shtëpia ime për shumë vite. Më ka mësuar të fi toj, të humbas, të rrëzohem, të ngrihem dhe të mos dorëzohem kurrë. Më ka dhënë emocione që nuk mund të përshkruhen me fjalë dhe kujtime që do t’i mbaj me vete për gjithë jetën. Të heqësh dorë nga futbolli është si të humbësh një pjesë të vetes. Por vjen një moment kur duhet të pranosh se çdo rrugëtim ka fundin e tij. Dhe ky nuk është fundi i një ëndrre, por fi llimi i një kapitulli të ri.

Në gjithë këto vite kam sakrifi kuar shumë. Kam humbur ditëlindje, festa, pushime dhe momente të çmuara me familjen, sepse zemra më çonte gjithmonë drejt fushës. Sot ndihem se ka ardhur koha t’ia kthej familjes atë kohë, atë dashuri dhe atë prani që ata ma kanë dhuruar gjithmonë pa kushte. Jam krenar për çdo fanellë që kam veshur dhe për çdo klub që kam përfaqësuar në futbollin shqiptar. Çdo fanellë ka qenë përgjegjësi, nder dhe krenari. Jam krenar për çdo fi tore, por edhe për çdo humbje, sepse në asnjë ndeshje nuk kam hyrë pa dhënë gjithçka nga vetja. Në fund të fundit, trofetë mbeten në muze, por karakteri mbetet te njerëzit. Nëse ka diçka që dua të mbahet mend për mua, nuk janë vetëm ndeshjet apo golat, por respekti për kundërshtarin, fair play, përkushtimi, thjeshtësia dhe ndershmëria.

Kam gabuar si çdo njeri, por jam përpjekur gjithmonë të jem i drejtë. Kam vetëm një peng që do ta mbaj gjithmonë me vete: sezoni 2020–2021 me KF Vllazninë. Sakrifi kova shumë, si në karrierë ashtu edhe në jetën time personale, me një ëndërr të vetme: ta shpallnim Vllazninë kampione. Nuk ia dolëm, por ai sezon më bëri të kuptoj se ndonjëherë krenaria nuk matet vetëm me trofe, por me gjithçka ke dhënë për t’i arritur ato. Dua të falënderoj çdo trajner që më besoi, çdo bashkëlojtar me të cilin ndava dhomat e zhveshjes, çdo drejtues, çdo punonjës klubi dhe mbi të gjitha çdo tifoz që më mbështeti. Sot mbyllet një kapitull, por jo dashuria ime për futbollin”, shkruante Ardit Hoxhaj.

PANORAMASPORT.AL