VIDEO/ Historike! Ekipi i Brdariç u jep leksion edhe skocezëve pas Vllaznisë, fitore e madhe në Ligën e Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2026 | 18:27

VIDEO/ Historike! Ekipi i Brdariç u jep leksion edhe skocezëve pas Vllaznisë, fitore e madhe në Ligën e Konferencës

Malisheva e ka mposhtur Hibernian me rezultatin 2-0. Ekipi i Thomas Brdariç ka surprizuar skocezët me nga një gol për secilën pjesë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Screenshot 2026-07-23 172009

Ishte minuta e 21-të, kur fillimisht Kreshnik Uka dërgoi topin në rrjetë. Ky i fundit u asistua nga Arlind Veliu. Sfida u vulos nga goli i Nafiut në fundin e takimit.

Malisheva eliminoi pikërisht Vllazninë në turin e parë të Ligës së Konferencës. Pas humbjes 2 me 1 në stadiumin “Loro Boriçi”, erdhi fitorja e thellë me rezultatin 5-0.

Kualifikimi do të vuloset në Skoci. Malisheva është shumë pranë historisë.

Goli i Ukës ndaj Hibernian: (VIDEO)

Goli i Nafiut: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL