ZYRTARE/ Dinamo largon mbrojtësin nga lista e Europës, Ilir Dajës i bashkohet një mesfushor! Mungon transferimi i fundit
Lista e Dinamos në Europë ka pësuar ndryshime, ndërsa në prag është sfida me Aluminij për turin e dytë të Ligës së Konferencës. Është zyrtarizuar se Noel Bleta i bashkohet dinamovitëve si mesfushor 19 vjeç nga akademia. Në anën tjetër largohet Ardit Manjani, mbrojtësi 19 vjeçar që nuk u përfshi në skuadër ndaj Astanës.

Mungesë tjetër është ajo e Adamu Alhasan, mesfushori 25-vjeçar nga Nigeria. “Panorama Sport” raportoi se shkak për mungesën e prezantimit të nigerianit më parë u bë dokumentacioni. Megjithatë, do të jetë përforcim për në vazhdim.
LISTA E DINAMOS PËR SFIDAT ME ALUMINIJ
Hiqet: Ardit Manjani, mbrojtës 19 vjeç
Shtohet: Noel Bleta, mesfushor 19 vjeç
PORTIERË
Edmir Sali, Aldo Teqja, Tomas Kiri
MBROJTËS
Usni Ismaili, Erjon Hoxhallari, Fabjan Perndreca, Naser Aliji, Loran
MESFUSHORË
Eridon Qardaku, Malomo Ajodeji, Klevi Qefalia, Bruno Dita, Isi Manellari, Noel Bleta
SULMUES
Lorenco Vila, Ruben Silva-Riçards, Dejvi Metaj, Florenc Ferruku, Hekuran Berisha, David Fadairo, Mustafa Koma, Brajt Xhejms
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













